Institucioni i Presidentit të Republikës mbështet thirrjen e nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Institucioni i Presidentit të Republikës mbështet thirrjen e nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për të gjithë të rinjtë 21-26 vjeç, të cilët duan të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës publike.
Qëllimi i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi iu mundëson njohjen me institucionet e administratës shtetërore dhe me institucione të tjera publike.
Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21-26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.
Zhvillimi i praktikës zgjat 3 muaj dhe njihet si përvojë pune gjatë rekrutimit në institucionet e administratës publike e më gjerë.