Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Shorti për KED 2024

Për caktimin e datës mbi organizimin e procedurës së hedhjes së shortit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), që do të funksionojë përgjatë vitit 2024.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë organizon hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), më datë 4 Dhjetor 2023, ora 11:00.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të:

nenit 149/d, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;
nenit 221, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar;
Vendimit 494, datë 20.11.2023, ka vendosur që:
Ditën e hënë, datë 4 dhjetor 2023, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2024.

Rregullat e hollësishme për hedhjen e shortit janë të miratuara me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës, “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Në zbatim të nenit 221, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve, plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës, në zbatim të pikës 1 dhe 2, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, do të jetë në komunikim zyrtar të vazhdueshëm me institucionet respektive për administrimin e informacionit të azhornuar për të garantuar që në momentin e hedhjes së shortit më datë 4 dhjetor 2023, ora 11:00, sipas ligjit, të përfshihen në short për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ata magjistratë (gjyqtarë e prokurorë) dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, plotësojnë kushtet e parashikuara në Kushtetutë dhe në ligj.

Institucioni i Presidentit të Republikës njofton publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Presidenti i Republikës fton Gjykatën Kushtetuese, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të jenë të pranishëm në momentin e hedhjes së shortit përmes një përfaqësuesi të caktuar prej tyre.

Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live/drejtpërdrejt përmes mjeteve të informimit publik, medias televizive, medias on line etj.

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije, se ka parashikuar që, procedura e hedhjes së shortit të ketë mbulimin e nevojshëm mediatik, si edhe ka marrë të gjitha masat, që ky proces t’i nënshtrohet plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, të bëhet i mundur transmetimi dhe ndjekja “live” e në kohë reale, në mënyrë që procesi i hedhjes së shortit të ndiqet drejtpërdrejt nga të gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Më poshtë gjenden të  publikuara:

Vendim nr. 494, datë 20.11.2023 i Presidentit të Republikës, “Për caktimin e datës për organizimin e procedurës për hedhjen e shortit nga Presidenti i Republikës, për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2024”;

Rregullore për përcaktimin e procedurës për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED-së, miratuar me Vendimin nr. 404, datë 25.11.2019, të Presidentit të Republikës;

Tiranë, më 20 nëntor 2023

Vendimi i Presidentit nr. 494 datë 20.11.2023 për hedhjen e shortit

Rregullorja e shortit vendim nr. 404 datë 25.11.2019

Ftesë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, për pjesëmarrje në organizimin e hedhjes së shortit KED 2024

Ftesë Ambasadës së SHBA-së, për pjesëmarrje në organizimin e hedhjes së shortit KED 2024

Njoftim për caktim përfaqësuesi, për pjesëmarrje në organizimin e hedhjes së shortit KED 2024, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese, KLGJ, KLP

Njoftim për caktim përfaqësuesish nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në hedhjen e shortit KED 2024

Caktim i përfaqësuesit të Gjykatës Kushtetuese për pjesëmarrje në hedhjen e shortit për KED 2024

Kërkesë për informacion mbi përditësimin e të dhënave për kandidatët, për hedhjen e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED 2024

Lista e kandidatëve e përcjellë nga KLGJ

Lista e kandidatëve e përcjellë nga Gjykata Kushtetuese

Lista e kandidatëve e përcjellë nga KLP

Caktim i përfaqësuesit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për pjesëmarrje në hedhjen e shortit për KED 2024

Urdhër i Sekretarit të Përgjithshëm për ngritjen e Sekretariatit Teknik, për hedhjen e shortit për KED 2024

Autorizim i Presidentit të Republikës për moderimin e Shortit për KED 2024

Lista përfundimtare e kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Caktim i përfaqësuesit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për pjesëmarrje në hedhjen e shortit për KED 2024

Caktim i përfaqësuesit nga Avokati i Popullit

Kthim përgjigje ne lidhje me listat e përditësuara të kandidatëve nga KLP

Kthim përgjigje ne lidhje me listat e përditësuara të kandidatëve nga KLGJ

Caktim i përfaqësuesit nga Kuvendi i Shqipërisë

Kërkesë për grup xhirimi

Shpallja e rezultatit pas hedhjes së shortit nga Presidenti i Republikës, sot, më datë 4 dhjetor 2023

Procesverbali i rezultatit të shortit KED – 2024