Presidenti i Republikës së Shqipërisë

a44ac41f cfe9 42a9 8755 d93f4f54fdeb

Lajme

“Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, një aktivitet për Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore me veshje të rralla popullore nga Veriu në Jug, nga Ulqini në Çamëri, nga Kosova në Kalabri

Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi për të dytin vit radhazi aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike” në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

f2c12f87 cf14 4d90 a26a 1e291bde6410

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë, Armanda Begaj, me synim promovimin e veshjeve popullore shqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike.

Pjesëmarrës ishin zonja me kontribut në jetën kulturore shqiptare, ambasadorët dhe gratë e ambasadorëve që shërbejnë në vendin tonë, si edhe personalitete nga fusha të ndryshme të artit.

67e36002 e80b 46b1 8e98 bf647bfe993b

Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, si edhe veshjet arbëreshe shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike. Vajzat e Miss Globe 2024, përfaqësuese të kurorave të bukurisë së vendeve të tyre, veshën me shumë hijeshi e dashuri kostumet tradicionale shqiptare.

Kostumet e mrekullueshme shqiptare, dëshmi e zhvillimit të hershëm të zejtarisë artistike, dijebërjes, endjes e qëndismave, do t’i shijojnë, në saje të kësaj sfilate, shikues nga e gjithë bota.

a396532f ef8d 4f77 8aa5 2c6949ffa53a

Zonja e Parë, Armanda Begaj, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet, u shpreh: “Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e breza një pasuri të madhe të veshjeve popullore, të cilat, përgjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë”.

e04a9888 e8c9 4a8e a2f8 f42776d59222

Zonja e Parë vlerësoi në veçanti gratë që marrin përsipër riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre.

WhatsApp Image 2024 10 02 at 15.53.29

 

“Ndonëse në kushte krejtësisht të reja, identifikimi nëpërmjet veshjeve tradicionale mbetet një dëshirë e shumë të rinjve shqiptarë kudo ku ata ndodhen nëpër botë”, – u shpreh Zonja Begaj, e cila theksoi se gjithsecili jep kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.

IMG 6870

“Kemi mundësi që kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinë shqiptare, ta ruajmë me fanatizëm, ta përçojmë e ta përhapim. Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur si brez për të qëndruar drejt në çdo kohë, krenar për kombin shqiptar. Ta bëjmë këtë për brezat e ardhshëm”.

IMG 6869 scaled

Pasi ndoqën sfilatën e veshjeve popullore të shoqëruara nga vallet e krahinave përkatëse, të pranishmit ndanë mbresat, opinionet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me etnografinë, ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

IMG 7111 1 scaled