19/09/2023• Fjalime• Bianka Hada
E dashur kryeministre Frederiksen (Znj. Mete), (Danimarkë)
I dashur kryeministër Braun (Z. Mark), (Ishujt Kuk)
Zonja dhe zotërinj,
Së pari, më lejoni t’i shpreh mirënjohjen time Sekretarit të Përgjithshëm për thirrjen e këtij takimi të nivelit të lartë, i fokusuar në një nga angazhimet më të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar. Një angazhim që merret në emër të shoqërive tona, njerëzimit dhe brezave të ardhshëm.
Për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti, zhvillimi i qëndrueshëm qëndron si garancia jonë më e fortë. Ndërsa e gjejmë veten në gjysmë të rrugës së zbatimit të Agjendës 2030, koha e këtij takimi nuk mund të jetë më kritike.
Ekziston një shqetësim në rritje për shkak të mungesës së progresit, dhe në shumë raste, regresionit në disa Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Pandemia e COVID-19 dhe konfliktet e vazhdueshme kanë paraqitur sfida shqetësuese, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë qëndrimin tonë të palëkundur në ndjekjen e këtyre angazhimeve dhe arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030.
Ndikimi global i agresionit të pajustifikuar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së KB-së, kumbon përtej kufijve.
Pasojat shkatërruese të këtij konflikti të vazhdueshëm kërcënojnë jo vetëm ekonominë dhe mirëqenien e Ukrainës, por gjithashtu rrezikojnë arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe prishin tregtinë dhe ekonominë globale, duke ndikuar rëndë sigurinë ushqimore për më të cenuarit.
Duhet të kujtojmë se zhvillimi dhe konflikti janë të papajtueshme dhe është e domosdoshme që kjo luftë të pushojë, për t’i lënë vendin paqes dhe rimëkëmbjes.
Për sa i përket Shqipërisë, do të doja të theksoja se vendi im është në një rrugë të përshpejtuar zhvillimi, duke përkrahur qasjet gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshijnë zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.
Zbatimi i agjendës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive që përfshin të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë dhe shoqërinë civile.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi së fundmi një rezolutë që përshkruan angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE.
Financimi mbetet një sfidë e rëndësishme dhe Shqipëria ka krijuar Fondin e Përshpejtimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, të financuar kryesisht nga qeveria.
Me vetëm shtatë vite të mbetura deri në afatin tonë 2030, ne duhet të intensifikojmë përpjekjet tona dhe të përshpejtojmë përparimin në zbatimin e Agjendës 2030. And the Sustainable Development Goals continue to serve as our universal, indivisible, and integrated roadmap, guiding our vision and aspirations for the years ahead. Dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim.
Faleminderit!