Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Këshilltar Diplomatik

Fatmir Çela

Fatmir Çela, diplomat karriere, shërben si Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që prej korrikut 2022.

Karriera e tij diplomatike në shërbimin e jashtëm shqiptar është mbi tridhjetë e pesë vjeçare.

Duke filluar nga viti 1987, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në departamente të ndryshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Dypalëshe, Drejtor i Institutit Kombëtar të Diasporës, Drejtor i Burimeve Njerëzore, Drejtor për Azinë dhe Afrikën, Këshilltar i Sekretarit të Përgjithshëm në Selinë e OSBE-së, Vjenë, Drejtor i Departamentit të Shtypit dhe Informacionit dhe Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, etj.

Ai ka shërbyer si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe në vendet e Gjirit (Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Kuvajt, Oman, Bahrein, Jemen).

Është diplomuar për Histori dhe Filologji në Universitetin e Tiranës, duke vijuar me Diplomë për Menaxhim nga Universiteti i Xhorxhtaunit-SHBA, dhe Master në Diplomaci nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Austri.

Ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Austrisë me dekoratën e lartë austriake “Dekorata e Madhe e Artë e Nderit” për kontributin e tij personal në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Po ashtu, ai është nderuar me dekoratën e rangut të lartë nga Akademia Diplomatike e Vjenës, si i vetmi diplomat shqiptar anëtar i Hollit të Famës së kësaj Akademie.

Ka botuar një sërë artikujsh dhe analiza politike mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Përvoja e tij e punës gjithashtu përfshin: përgatitjen e draft-politikave dhe pyetjeve që dalin nga negociatat, marrëveshjet dhe konsultimet dypalëshe me vendet e tjera.

Tridhjetë e pesë vite përvojë pune gjithëpërfshirëse në mjedise kombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, i kanë ofruar mundësinë për njohje dhe përvojë të thellë e të drejtpërdrejtë të një sërë fushash të tjera të rëndësishme.

Z. Çela flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe ka njohuri të mira pune të gjuhës gjermane dhe arabe