Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Mesazhe

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mesazh ngushëllimi në Ambasadën e Selisë së Shenjtë, për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benedikti i XVI

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benedikti i XVI, në Ambasadën e Selisë së Shenjtë në Tiranë. Presidenti Begaj i shoqëruar nga Ambasadori i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, Nunci Apostolik imzot Luigi Bonazzi, la një mesazh në Librin e Ngushëllimeve të Ambasadës.

“Ngushëllimet e mia Selisë së Shenjtë dhe të gjithë komunitetin katolik në të gjithë botën për ndarjen nga jeta të Papa Emeritus Benedikti i XVI. Gjatë Papatit të Tij, e drejtoi Selinë e Shenjtë dhe katolikët  në të gjithë botën me mençuri. Papa Benedikti XVI vazhdimisht e ka përgëzuar harmoninë fetare në Shqipëri. Ai do të kujtohet gjithnjë për udhëheqjen dhe punën me shumë vlerë si filozof dhe teolog i doktrinës në të mirë të të gjithë njerëzimit.

Të prehet në paqe të përjetshme!” shkruhej në mesazhin ngushëllues të Presidentit Begaj.