Presidenti i Republikës së Shqipërisë

presidenti begaj ambasadori i vatikanit

Lajme

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pret në një takim kortezie Ambasadorin e Vatikanit në Tiranë, Nunci Apostolik, Kryepeshkop Imzot Luigi Bonazzi

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj priti në një takim kortezie Ambasadorin e Vatikanit në Tiranë, Nunci Apostolik, Kryepeshkop Imzot Luigi Bonazzi, i cili i uroi Presidentit të Republikës suksese në detyrën e re. Gjatë takimit u diskutua për nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe situatën në rajon dhe atë ndërkombëtare. Nunci Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi i dorëzoi Presidentit Begaj mesazhin e urimit nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.