Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1.4 scaled

Lajme

Presidenti Begaj nderon Afërdita Onuzin me titullin “Mjeshtër i Madh”

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj i dha sot titullin “Mjeshtër i Madh” etnografes së njohur Afërdita Onuzi, gjatë eventit të organizuar nga Institucioni i Presidentit me titull “Gruaja – shpirti i thesareve tona etnografike.”

Në motivacionin për titullin e zonjës Onuzi lexohet: “Për kontributin e jashtëzakonshëm në studimin e trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar; për punën e paçmuar në terren, në studimin, mbledhjen dhe dokumentimin e pasurisë etnografike shqiptare, duke kontribuar në njohjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të identitetit kombëtar shqiptar.”

Gjatë ceremonisë, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e zonjës Onuzi. Nëse sot e njohim më mirë identitetin tonë, nëse sot jemi edhe më të vetëdijshëm për pasurinë etnografike të Shqipërisë, është edhe falë kontributit të paçmuar të zonjës Onuzi në etnografinë shqiptare.

Nga ana e saj, zonja Onuzi falenderoi Presidentin Begaj për vlerësimin e punës 52 vjeçare. “E shoh këtë vlerësim, edhe si nderim e respekt për trashëgiminë kulturore të popullit tonë,” tha në fjalën e saj falenderuese zonja Onuzi.