Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8233

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1.    Mahmut Tuğrul Fikret Nesimi Kirmizi
2.    Gül Menet Ihya Nur Kirmizi
3.    Ardin Sabit Dallku
4.    Mehmet Haxhi Hasanaj
5.    Astrit Besim Kryeziu
6.    Elvis Selajdin Susuri
7.    Veli Selajdin Susuri

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 25.06.2013
Nr. dekretit: 8233

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    
                    
           
BUJAR NISHANI