Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 7810

Lajme

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Mesazhi i Presidentit Begaj për 75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 75-vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësisë për herë të dytë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB dhe garantoi angazhimin e institucioneve shqiptare për mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, dokumenti themelor që ka shënjuar historinë e  të drejtave të njeriut, mbush sot 75 vjet. Kjo Deklaratë është ideali i përbashkët për t’u arritur nga të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, me qëllim që çdo individ të gëzojë në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.

Është një përkim i bukur që në 75-vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB.

Institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë dhe të promovojnë  të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”, – shkruan Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.