Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Ligjore, Archive, Citizenship

Decree for allowing the renunciation of albanian citizenship no. 179

 

Stema per dekretet e sakte e1695990338155

D E K R E T

PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 13, 14, 20 e në vijim të ligjit nr. 113/2020, “Për shtetësinë” me propozimin e Ministrisë së Brendshme,

D E K R E T O J: 

Neni 1

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre shtetasve të mëposhtëm:

  1. Daniela Ilia Shyti
  2. Georgios Nikolaos Kentzeas
  3. Lefter Sulejman Rami
  4. Bora Lefter Rami
  5. Niko Pashuk Boga

 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

Dekret nr.179

Tiranë, më 28.7.2023                                                     

                                                                                                                        BAJRAM BEGAJ