Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 13116

Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 13116

D E K R E T

PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 13, 20 dhe në vijim, të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, me propozimin e Ministrisë së Brendshme,

D E K R E T O J

Neni 1

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Anila Islam Koni (Pula)
2. Edlira Ibrahim Bilo
3. Violeta Gjovalin Palokaj (Perbiba)
4. Esmeralda Ded Heymann (Dedaj)

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Tiranë, më 23.06.2021
Nr. i dekretit: 13116

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META