Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 13090

Dekret për lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare nr. 13090

D E K R E T

PËR LEJIMIN E LËNIES SË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 23 pika 1, të ligjit nr. 113/2020 “Për shtetësinë”, me propozimin e Ministrisë së Brendshme,

D E K R E T O J

Neni 1

U lejohet lënia e shtetësisë shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:

1. Alda Lefter Shabanaj
2. Apostol (Apostolos) Dhimitër Ristani (Ristanis)
3. Florida Kasem Dervishi

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Tiranë, më 07.06.2021
Nr. i dekretit: 13090

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META