Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Dekrete, Akte Juridike, Archive

DEKRET “PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Stema per dekretet e sakte e1695984479812

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

PRESIDENTI

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Në mbështetje të neneve 93, 125, pika 1, 127, pika 3, 129, 149/d, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a, pika 4, 7/b, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur për aplikim nga ana e Presidentit të Republikës, me Dekretin nr. 13413, datë 13.1.2022; pasi u njoha me praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e lejuar për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë me shkresën nr. 638 prot., datë 8.11.2022; pasi vlerësova kandidatët e mbetur në garë për plotësimin e kësaj vakance; si edhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën për funksionalitetin dhe ripërtëritjen e anëtarësisë së Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit

D E K R E T O J:

Neni 1

                                                                                                  Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

 

Dekret nr. 13877

Tiranë, më 7.12.2022

BAJRAM BEGAJ