Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9645

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Kulturës dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Mehdi Faik Zhugolli
2. Isak Maksut Duraku
3. Latif Sabit Hasolli
4. Burim Mufail Haliti
5. Almir Agim Selimi
6. Shyqri Ramiz Nimani
7. Albert Ramiz Heta

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 14.06.2016
Nr. i dekretit: 9645

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI