11/12/2015• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Carlo Fausto Bollino
2. Kumrije Shaban Hamiti (Rugova)
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 11.12.2015
Nr. i dekretit: 9351
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI