Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 9222

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Punëve të Brendshme,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Hakan Burhan Halici
2. Ayşe Sait Kutlu (Şeref)
3. Adile Adil Kutlu
4. Arife Adil Kutlu
5. Mehmet Cafer Leyla
6. Latif (Ljatif) Bari Ajrulai (Ajrullai)
7. Mario Salvatore Dattilo
8. Btissam Abderrahim Quabil
9. Giorgio Daniele Ponti
10. Vladyslava (Vladislava) Volodymyr (Volodimir) Lanina
11. Zeynep Halit Ziya Yilmaz (Gur)
12. Hüseyin Süleyman Çetinkaya
13. Berlin Ali Riza Akin (Aykut)
14. Nihat Münir Aksu
15. Murat Selim Thaçi
16. Şeref Ihsan Demircin

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 09.09.2015
Nr. i dekretit: 9222

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

 BUJAR NISHANI