05/03/2015• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministrit të Arsimit dhe Sportit,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Arlind Afrim Ajeti
2. Naser Ismail Aliji
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 05.03.2015
Nr. dekretit: 8988
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI