21/10/2014• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 24 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Punëve të Brendshme,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Dervish Muhamet Kapijaj
2. Majlinda Skënder Kapijaj (Muço)
3. Reis Dervish Kapijaj
4. Besnik Behar Bonaj
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 21.10.2014
Nr. i dekretit: 8756
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI