18/02/2014• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Arsimit e Sportit,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Shkelzen Sejdi Berisha
2. Luljeta Aziz Krasniqi
3. Blerand Avni Rama
4. David Nue Domgjonas (Domgjoni)
5. Heroid Muhamet Gjoshi
6. Agim Sali Zeka
7. Ardit Ragip Humolli (Humoli)
8. Endrit Fatmir Grainca
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 18.02.2014
Nr. dekretit: 8496
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI