08/10/2013• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimet e Ministres së Arsimit e Sportit dhe Ministrit të Brendshëm,
D E K R E T O J
Neni 1
U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1. Liridon Rexhep Morina
2. Ibrahim Imer Gashi
3. Nebi (Nebih) Muharrem Qena
4. Ermir Limon Lenjani
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 08.10.2013
Nr. dekretit: 8335
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI