Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 8197

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93 të Kushtetutës,  si dhe nenit 9, pika 7, të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1.    Azdren Gani Llullaku
2.    Jurgen Fatmir Gjasula
3.    Amir Malush Abrashi
4.    Ilir Sylejman Berisha
5.    Vullnet Xhevat Basha

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 24.05.2013
Nr. dekretit: 8197

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    
                    
           
BUJAR NISHANI