07/01/2013• Akte Juridike, Archive, Shtetësi• Bianka Hada
D E K R E T
PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9 e nenit 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar në propozimin e Ministrit të Brendshëm,
D E K R E T O J
Neni 1
I jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tij personit të mëposhtëm:
Fadil Hamza Berisha
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 07.01.2013
Nr. dekretit: 7916
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI