Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Akte Juridike, Archive, Shtetësi

Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 7780

D E K R E T

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe 93 të Kushtetutës,  si dhe neneve 9, 10 dhe 20 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, bazuar edhe në propozimin e Ministrit të Brendshëm,

D E K R E T O J

Neni 1

U jepet shtetësia shqiptare me kërkesë të tyre personave të mëposhtëm:
1.    Ertan Güner Güngör
2.    Shukrane Hamdi Mehmeti (Haxhija)
3.    Ardita Rasim Kurtolli-Mehmeti (Kurtolli)

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Tiranë, më 09.10.2012
Nr. dekretit: 7780

PRESIDENTI  I  REPUBLIKËS    
                               
BUJAR NISHANI