2 Korrik 2019 Presidenti Meta uron znj. Marija Pejčinović Burić për zgjedhjen në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës
E nderuar zonja Zëvendëskryeministre, Zgjedhja Juaj në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta për përmbushjen me sukses të angazhimeve në këtë detyrë të lartë. Shpreh besimin se me eksperiencën...