8 Gusht 2019 Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot–Balldren”
Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11255, datë 08.08.2019, ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të...