5 Tetor 2020 Presidenti Meta vlerëson shtatë mësues të spikatur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit: Të rriten investimet në arsim. I domosdoshëm edukimi cilësor patriotik dhe gjithëpërfshirës
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot shtatë përfaqësues të spikatur të arsimit shqiptar, me kontribute të vyera për reformimin cilësor të këtij sistemi. Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, Kreu i Shtetit vlerësoi me Dekoratën...