2 Korrik 2020 Fjala e Presidentit Meta në ceremoninë e dekorimit të katër gazetarëve të shquar shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarisë Sportive, kam sot kënaqësinë të vlerësoj kuartetin e nderuar të Profesorëve, Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri dhe Vladimir Grillo, këto personalitete të shquara të radiokronikës dhe gazetarisë sportive shqiptare, që në dekada kanë sjellë gëzim dhe emocione...