28 Korrik 2018 Fjala e Presidentit Meta në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder të Adem Demaçit
Jemi mbledhur sot këtu t’i japim lamtumirën e fundit heroit të pashembullt të rezistencës për liri e dinjitet kombëtar e njerëzor. Në jetën e tij prej shqiptari të ndershëm e fisnik, ai kurrë dhe asnjëherë nuk u dorëzua dhe nuk u step. Por qëndroi gjithmonë në këmbë...