Biografia

SH. T. Z. BAJRAM BEGAJ – President i Republikës së Shqipërisë

bajram_begaj

Jetëshkrimi

Prof. asc. Bajram Begaj, është Presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë, prej 24 korrik 2022.

Ka lindur në qytetin e Rrogozhinës më 20 mars 1967.

Presidenti Begaj ka përfunduar studimet për  mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe i është bashkuar radhëve të Forcave të Armatosura Shqiptare, si mjek ushtarak në specializimin Gastro-Hepatologji.

Me një karrierë të gjatë ushtarake prej  32 vjetësh ka mbajtur disa poste të rëndësishme, dhe është vlerësuar me disa medalje për arritjet e tij.

Në vitin 2020, një muaj pas gradimit si Gjeneral Major, shërbeu si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ka përfunduar studimet doktorale dhe është autor i disa publikimeve shkencore. Prej vitit 2016, mban gradën shkencore Profesor i Asociiuar.

Presidenti Bajram Begaj është i martuar me zonjën Armanda Begaj dhe kanë dy djem, Dorianin dhe Klajdin.