Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail PHOTO 2023 01 09 12 25 08

Lajme

Betohet para Presidentit të Republikës gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Marjana Semini

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh. T.  Z. Bajram Begaj e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Marjana Semini.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të saj, gjyqtarja Marjana Semini me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnike Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zonjës Marjana Semini në detyrën e re të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, kryetarja e Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, znj. Klotilda Ferhati Bushka, përfaqësues të Delegacionit të BE-së si dhe OPDAT si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.