Presidenti i Republikës së Shqipërisë

betimi gjyqtarit toska

Lajme

Betohet para Presidentit të Republikës, gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, zoti Ilir Toska

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh. T.  Z. Bajram Begaj të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Ilir Toska.

betimi i gjyqtarit toska2 1betimi i gjyqtarit toska3 1Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Presidenti Begaj i uroi suksese zotit Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

betimi i gjyqtarit toska4 1Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Këshilltari Ligjor Rezident i OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. Constantine Soupios, kreu i Sektorit Politik në Delegacionin e BE-së në Tiranë, z. Alexis Hupin, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.