13/12/2022• Lajme• Bianka Hada
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, z. Genti Ibrahimi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit përkatës të emërimit të tij, Gjyqtari Ibrahimi me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë u betua para Presidentit të Republikës se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti Begaj i uroi suksese zotit Genti Ibrahimi, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Vitore Tusha, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, z. Sokol Binaj, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, përfaqësues të OPDAT pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë si dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.