Presidenti i Republikës së Shqipërisë

0758ac80 30dd 4213 8573 8f991217487f

Lajme

Begaj: ” Vizita e Blinken në Tiranë, për një të ardhme të ndritur për Shqipërinë dhe partneritetin tonë strategjik”

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, z. Antony J. Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimin në krah të aleatëve të NATO-s.

e16bc1df 088a 4209 9b65 3f7cd7bf50e9

Presidenti Begaj e cilësoi shumë të rëndësishme dhe u shpreh që kjo vizitë është një  demonstrim “se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.”

“Kjo vizitë, – vijoi më tej Presidenti Begaj, – është një mesazh i qartë në mbështetje të shqiptarëve, politikës sonë të jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”.

Kreu i Shtetit i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA-të kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

“Jemi falënderues për atë që SHBA-të kanë bërë dhe Ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse”,- deklaroi Presidenti gjatë bisedës me Sekretarin amerikan të Shtetit.

97879353 96aa 4b44 b9a3 0d1e749b6fd4

Presidenti i Republikës theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misionet në Afganistan dhe Irak.

Ndër të tjera, Presidenti Begaj deklaroi: “Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA-në dhe NATO-n për sigurinë rajonale dhe globale”.

“Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik, që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera”, – u shpreh Presidenti Begaj.

IMG 3579 scaled