Presidenti i Republikës së Shqipërisë

9dce861b 53d9 48ad b82b c6f764040cf2

Lajme

Arqipeshkv Imzot Arjan Dodaj takohet me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj

“Ndihemi krenar që sot një nga Kryedioqezat më të mëdha katolike të vendit drejtohet nga një prelat i lartë me origjinë shqiptare”, nënvizoi Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në takimin me Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, të Kishës Katolike të Shqipërisë.

cf3b3df7 f76e 412d 8253 efed1f1bce73

Duke iu referuar rikthimit të vlerave në tre dekadat e fundit të drejtuesve të lartë me origjinë shqiptare të Kishës Katolike, por edhe të institucioneve të besimeve të tjera fetare zyrtare, Presidenti Begaj vlerësoi veçanërisht rolin dhe aktivitetin personal të Imzot Dodaj në një nga dioqezat më të mëdha për komunitetin katolik shqiptar.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin dhe kontributin e Kishës Katolike shqiptare për rimëkëmbjen morale dhe shpirtërore të komunitetit katolik shqiptar, por edhe për ndihmën e vyer për familjet e individët në nevojë e të margjinalizuar, pa dallime e në respekt të plotë me traditën e harmonisë dhe të bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri.

9ac4860a 9a54 4078 83af 9390a86e9895

Kreu i Shtetit u njoh gjithashtu nga Imzot Dodaj me aktivitetin fetar e social të Kryedioqezës Tiranë-Durrës, si dhe ndihmën konkrete që kjo dioqezë për komunitetet dhe individët në nevojë.