14 Korrik 2020 Anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, znj. Manjola Kajana betohet para Presidentit të Republikës
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të anëtares më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), znj. Manjola Kajana.
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”
Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.