13 Mars 2020 Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë betohen para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta
Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushaj, z. Ervin Pupe dhe z. Ilir Panda.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve të Presidentit Meta, gjyqtarët e lartë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë u betuan para Kreut të Shtetit se:
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Avokati i Popullit znj. Erinda Ballanca, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. Naureda Llagami, Zv/Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, z. Maksim Qoku si dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi.