Presidenti i Republikës së Shqipërisë

kredencialet amb zvicres

Lajme

Ambasadorja e re e Zvicrës, Sh. S. Znj. Ruth Huber, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Begaj

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane, Sh. S. Znj. Ruth Huber.

kredenciale amb zvicres2Kreu i Shtetit e uroi Ambasadoren Huber në përmbushjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin se falë eksperiencës së saj marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të progresojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

kredenciale amb zvicres3Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, në tre dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit Zviceran të Zhvillimit për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore ashtu dhe në atë qendror.