16/09/2022• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në vendin tonë, Sh. S. Znj. Galit Peleg.
Presidenti Begaj i uroi suksese Ambasadores Galit Peleg për përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Kreu i Shtetit dhe Ambasadorja Peleg theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, veçanërisht në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale nga sulmet kibernetike.
Presidenti Begaj dhe Ambasadorja Galit Peleg vlerësuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, duke nënvizuar historikun e pasur të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.