Presidenti i Republikës së Shqipërisë

1668078640912

Lajme

Ambasadorja e re e Lituanisë, Lina Skerstonaité i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Begaj

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës së Lituanisë, zonja Lina Skerstonaité, rezidente në Athinë.

Në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Presidenti Begaj vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet shumë të mira politike.

Duke iu referuar bashkëpunimit shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të NATO-s dhe të OKB-së, Presidenti Begaj nënvizoi se “Shqipëria dhe shqiptarët janë solidarë me sfidat dhe kërcënimet me të cilat po përballet Lituania dhe rajoni i vendeve balltike, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë”.

4a044e06 a5a4 4204 94e9 db31101dfcfd

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu ndihmën e vyer që Lituania i ka dhënë procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të veçantë shprehu mirënjohjen për mbështetjen për çeljen e negociatave të aderimit nga Shqiëria.

Duke nënvizuar nevojën e nxitjes së mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Presidenti Begaj vlerësoi interesin në rritje në fushën e turizmit, për të cilën theksoi se mundësitë jo vetëm në këtë fushë por edhe në fusha të tjera janë shumë të mëdha.