Ambasadorja e Afrikës së Jugut, Sh.S.Znj. Nosipho Jean Ngcaba i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadorja e Afrikës së Jugut, Sh.S.Znj. Nosipho Jean Ngcaba i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, rezidente në Romë, Sh.S.Znj. Nosipho Jean Ngcaba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta i uroi Ambasadores Nosipho Jean Ngcaba suksese në misionin e saj diplomatik në Shqipëri dhe i shprehu njëkohësisht vullnetin për forcimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve tona, si në planin dypalësh, ashtu edhe atë shumëpalësh, veçanërisht në kuadër të OKB-së, gjatë mandatit dyvjeçar të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.

Presidenti Meta dhe Ambasadorja Nosipho Jean Ngcaba nënvizuan rëndësinë e krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor për fuqizimin sidomos të bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe nxitjen e kontakteve ndërmjet strukturave të biznesit.