Presidenti i Republikës së Shqipërisë

kredenciale amb kuvajtit2

Lajme

Ambasadori i ri i Kuvajtit, Sh .T. Z. Faisal Sulaiman Ali Al-Musaileem, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Begaj

kredenciale amb kuvajtitPresidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Kuvajtit në vendin tonë, Sh. T. Z Faisal Sulaiman Ali Al-Musaileem.

Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe e siguroi për mbështetjen e tij dhe të institucioneve shqiptare, në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri, Presidenti i Republikës theksoi se, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kuvajtit janë shumë të mira dhe interesi i përbashkët është forcimi i tyre, në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen financiare që Kuvajti ka ofruar për Shqipërinë, nëpërmjet Fondit Kuvajtian të Zhvillimit, si dhe vuri theksin te klima e favorshme për investime në Shqipëri.

Presidenti Begaj nënvizoi si tepër të rëndësishme vijimin e projekteve, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit që ekziston në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, energjisë dhe turizmit.