Ambasadori i ri i Kinës, Zhou Ding, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Ambasadori i ri i Kinës, Zhou Ding, i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Popullore të Kinës, zoti Zhou Ding.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe nënvizoi nevojën e intensifikimit të tyre në fushat me interes reciprok.

Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shtrirjes në të ardhmen të marrëdhënieve ekomomike, tregtare, kulturore mes dy vendeve dhe popujve tanë.