Presidenti i Republikës së Shqipërisë

thumbnail 40fe176f e418 4918 9f66 52eec9b523b5

Lajme

Ambasadori i ri i Jordanisë i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Begaj

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë në Shqipëri, rezident në Athinë, Sh. T. Z. Ahed Ali Sweidat.

Presidenti Begaj gjatë takimit vlerësoi frymën e bashkëpunimit politik mes Shqipërisë dhe Jordanisë. Kreu i Shtetit nënvizoi se shkëmbimi i pikëpamjeve për çështjet me interes për të dy vendet duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, bashkëpunimi ekonomik si dhe në sferën e turizmit duhen nxitur më tej, në interes të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënies mes dy vendeve.

Presidenti vlerësoi rolin e Jordanisë në funksion të stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme.