Kjo Aleancë, nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir META lindi si nevojë për të sensibilizuar e ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për nevojën e dhurimit vullnetar të gjakut, për të ngritur solidaritetin për të dhuruar gjak për ata që kanë nevojë e për të nxitur vullnetarizmin, sepse dhurimi vullnetar i gjakut mbetet ende një sfidë për ne.
Të gjithë ne, drejtpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për trasfuzion gjaku. Ndërkohë që grupe të tëra shoqërore si të sëmurët talasemikë apo të tjera kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, ashtu siç kanë nevojë ata që ju nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.
Të dhurosh gjak është një akt humanizmi dhe solidariteti dhe jam i bindur se kjo Aleancë do të punojë për ta forcuar këtë solidaritet, ashtu sic do të punojë fort për të nxitur vullnetarizmin duke motivuar e inkurajuar të gjithë qytetarët dhe sidomos të rinjtë tanë për të dhuruar gjak.
– Arritja e objektivit 100% dhurim vullnetar e falas të gjakut nëpërmjet krijimit të një mjedisi inkurajues;
– Arritja e objektivit prej 2% të dhurimeve të popullsisë;
– Nxitja e kulturës së dhurimit vullnetar të gjakut;
– Ndërtimi dhe mbajtja e një baze të qëndrueshme të dhënash të dhuruesve vullnetar;
– Ofrimi i një shërbimi të kujdesshëm e cilësor ndaj dhuruesve
Realizimi i këtyre objektivave do të bëhet i mundur përmes:
Sarandë Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e radhës së dhurimit vullnetar të gjakut,ë ...
Lexo me shumëVlorë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e radhës së dhurimit vullnetar të gjakut, që u mbajt në qytetin e Vlorës, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej, “ ...
Lexo me shumëPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte sot i pranishëm në seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut, të organizuar nga Myftinia e Korçës, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, ...
Lexo me shumë