26/09/2022• Akte Ligjore, Archive, Decrees• Bianka Hada
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
PRESIDENTI
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 65/2022 “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Europian për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III)”.
Dekret nr. 13853
Tiranë, më 26.9.2022
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAJRAM BEGAJ