31 Korrik 2018 Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 52/2018
D E K R E T
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 52/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Hekurudhat Shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor”.
Nr. Dekretit 10855
Tiranë, më 31.07.2018
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META