5 PYETJE TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR PROKURORINË PRANË GJYKATËS RRETHIT ELBASAN DHE DREJTUESIN E SAJ

5 PYETJE TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR PROKURORINË PRANË GJYKATËS RRETHIT ELBASAN DHE DREJTUESIN E SAJ

Në vijim të kërkesave dhe pyetjeve publike dhe në mungesë te reagimit institucional dhe në kohë të organeve ligj zbatuese për hetimin e ngjarjes tragjike, që ndodhi tre ditë më parë në Elbasan, ngjarje kjo që meriton të zbardhet urgjentisht, objektivisht dhe jashtë ndikimeve politike, si President i Republikës kam 5 pyetje të thjeshta, për Prokurorinë Elbasan dhe Drejtuesin e saj zotin Kreshnik Ajazi:

1. Zoti Prokuror i Rrethit Elbasan, përse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të partisë Demokratike dërguar për kompetencë prej SPAK?
Përse zoti Gazmend Bardhi si Kallëzues është thirrur për tu paraqitur vetëm në datë 30 prill 2021, pra 5-ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të nesërme?

2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore, kaq të ngadalta me vetëdije, parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan?

3. Përse duhet që zoti Gazmend Bardhi të paraqitet në datë 30 prill (5-ditë mbas zgjedhjeve) dhe jo urgjentisht?

4. Përse duhet zoti Ajazi, si Drejtues i Prokurorisë Elbasan, kjo vonës kaq e madhe dhe konsiston e drejtpërdrejtë për ju: A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i Partisë Socialiste në qarkun Elbasan, vëllai juaj z. Besion Gëzim Ajazi? A ndiheni Ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi lidhur me këtë fakt? Dhe nëse po a keni vlerësuar ndonjëherë të dorë hiqeni, apo transferoheni nga drejtimi i Prokurorisë në Elbasan?

5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja që vetëm 1-ditë pas njoftimit tuaj për t`u paraqitur për sqarime nga kallëzuesit në datën 30 prill mbas zgjedhjeve, ndodhi përplasja me armë që përgjaku qytetin e Elbasanit, pra ndodhi në 21 prill?

Këto pyetje duhet të mbahen shënim nga Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria e Posaçme (SPAK), Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Nga ambasadat e vendeve anëtarë të BE-së, që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve në Shqipëri që të na çelen negociatat e anëtarësimit.

Nga OSBE dhe gjithë organizmat ndërkombëtarë, dhe gjithë nga vëzhguesit që kanë mbërritur dhe i gjithë Trupi Diplomatik në Tiranë, që është i angazhuar për ruajtjen e integritetit të këtij procesi zgjedhor.

E vërteta mbi to duhet të zbardhet tani, në orët në vijim, dhe në minutat në vijim!

Dhe jo më 30 prill, kur keni lënë takimin me kallëzuesin, zoti Gazmend Bardhin!