Presidenti i Republikës së Shqipërisë

IMG 3525

Lajme

Presidenti Begaj takim me qytetarë të moshës së tretë, me kontribute në fusha të ndryshme për qytetin e Kavajës

“Emocionet dhe kënaqësia janë bashkë në këtë ditë të veçantë, në këtë takim me ju, bashkëqytetarët e mi. 

Unë e kujtoj me mall fëmijërinë time dhe emocionet që na jepte ekipi “Besa”.

Kavajasit njihen për tre gjëra, besoj unë: për besimin në Zot, demokracinë dhe futbollin”.

IMG 3522Presidenti Bajram Begaj ndau nga qyteti i Kavajës emocionet e fëmijërisë me persona të moshës së tretë gjatë një dreke që ai shtroi për ta me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë bisedës me ta, pjesë e brezave që kanë dhënë kontribut gjatë veprimtarisë së tyre në fusha të ndryshme shoqërore për këtë qytet, Presidenti i Republikës theksoi se takime të tilla duhet të shërbejnë për sjelljen e të rinjve ndaj prindërve dhe brezave që kanë lënë gjurmë në shoqëri.

IMG 3518 “Sot është emocion tjetër, i veçantë, për faktin që unë takoj intelektualë të ndryshëm në kategori të ndryshme arsimore e kulturore të qytetit tonë. Është vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë kontributin tuaj ndër vite. Shpresoj shumë që ky takim të jetë një lloj kujtimi i bukur për ne të gjithë. Siç keni bërë ju me prindërit tuaj, të bëjmë edhe ne për prindërit tanë, t’i kujtojmë, t’i nderojmë e respektojmë, dhe fëmijëve t’u japim një shembull se si duhet të sillen me prindërit e gjyshërit.

IMG 3526Ashtu si në dhjetorin e vitit të parë të tij si President i Republikës, kur vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë, edhe sot Kreu i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e brezave të mëparshëm, ndërsa rikonfirmoi angazhimin e tij për të qëndruar pranë qytetarëve.

IMG 3527“Unë ju premtoj se së bashku me Kryetarin e Bashkisë, z. Fisnik Qosja, do të bëjmë gjithçka që duhet për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kavajës. Më konsideroni njërin prej jush!”

IMG 3524Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi festa të gëzuara për bashkëqytetarët e Kavajës:

“Një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë, me shëndet, me lumturi e begati, dhe qofshim kështu bashkë gjithmonë!