28/11/2024• Lajme• Bianka Hada
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ceremoni morën pjesë autoritete të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, pasardhës të familjeve atdhetare të firmëtarëve të Pavarësisë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Shqipëri dhe rajon, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të komuniteteve fetare, si dhe personalitete të sipërmarrjes, artit, kulturës dhe medias.